Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Me krijimtarinë e tij, afirmoi gjuhën dhe kulturën tonë”, shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës

14:16 / August 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kadare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Kosovës. Sipas njoftimit, presidentja Vjosa Osmani të martën ka nënshkruar dekretin e nënshtetësisë për Kadarenë, dhe ai do t’i dorëzohet autorit gjatë një vizite të saj në Shqipëri në një periudhë të afërt.

Presidentja, pas nënshkrimit të dekretit, citohet të ketë thënë se “dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim i shtetit të Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë”. “Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, ka thënë Osmani.

Ismail Kadare, këtë vit është dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”, urdhër i cili jepet nga Presidenca e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë. Autor i romaneve si “Prilli i thyer”, “Kronikë në gurë”, “Kështjella”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, si dhe shumë veprave tjera, Kadare, 87-vjeçar, është një nga figurat më të njohura të letërsisë shqiptare që nga vitet 1960. Ai ka fituar shumë çmime për letërsi në mbarë botën përgjatë karrierës së tij, si dhe është përmendur disa herë si kandidat i mundshëm për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi. Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në rreth 30 gjuhë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026

Njësimi i diplomave të huaja, ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë nxënësit

09:47 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.