Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Më lerë t’u bëfsha kurban”/ Rama batuta me teknikun e Kuvendit: Këtë qerosin kam 20-vjet që e shoh, është me “Foltoren”. Çohu…!

20:43 / February 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhënia e dëshmisë së kryeministrit Edi Rama në komisionin e inceneratorëve është shoqëruar me ironi dhe batuta mes tij, kryetares së komisionit, Jorida Tabaku dhe deputetit Belind Këlliçi.

Shkak është bërë fikja e mikrofonit të kryetares Tabaku, nga regjia e Kuvendit, teksa po replikonte me kryeministrin.

Në atë moment Rama iu drejtua regjisë duke pyetur personin përgjegjës nëse ishte socialist apo demokrat dhe tha se mori nga ai përgjigjen se ishte me “Foltoren”.

Edi Rama: Që të jemi të qartë ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë. Duhet ta mësoni këtë.

(Ndërhyn deputetja Dhurata Çupi)

Më lerë tu bëfsha kurban, mezi po pres të merrem me Dhuratën, Dhurata la dhe Dibrën për mua sot. Sot ke bërë gjënë e duhur le të tretin për të parin.

Jorida Tabaku: A ka mundësi që të fokusohemi te përgjigjet. Ka mundësi që të vazhdojmë!

Edi Rama: Zonja Tabaku nuk jam unë që duhet t’i them kolegëve të mos flasin, jeni ju!

(Kryetares Jorida Tabaku i fiket mikrofoni)

Jorida Tabaku: Ndërkohë që isha duke folur kryeministria mori peng gjithë mikrofonat. Teknika është e pamundur që të më mbyllni mikrofonin

Edi Rama: Nuk ta ka mbyllur njeri e ke hapur

Këtë qerosin që është këtu kam 20 vjet që e shoh këtu. Ç’a është ky socialist apo demokrat? Shiko ai duket që është me “Foltoren” dhe e konfirmoi. Çohu çohu, hë mo ti çohu…

Belind Këlliçi: A ka mundësi të bëhemi serioz?

Edi Rama: Hë mo se s’u bë qiameti se bëmë 1 minutë publicitet për “Foltoren”.

Belind Këlliçi: Në komunikim në propagandë ju jeni shumë i zoti, a keni mundësi të jepni përgjigje?

Edi Rama: Ne nuk kemi ndërtuar incinerator, kemi ndërtuar impiante të përpunimit të mbetjeve që prodhojnë energji.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.