Një çift indian është proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi tentoi të largohej nga Shqipëria drejt Francës me letra të falsifikuara.
Janë vënë nën hetim M.P. 23 vjeç dhe P.P. 22 vjeçe. Çifti ka paraqitur në doganë një leje qëndrimi franceze, e ku pas kontrollit ka rezultuar e falsifikuar.
Përveç çiftit është proceduar penalisht dhe një 59-vjeçar shqiptar me inicialet H.P. 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi iu gjenden në çantë bizhuteri të ndryshme sende të tjera.
