Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më mirë veten kisha varur”/ Berisha nga Shkodra, sulmon Ramën dhe babanë e ndjerë të tij: Lere gjyshen aty ku është

20:15 / May 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 berisha rama 184
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama shkon në Shkodër dhe përpiqet të manipulojë qytetarët duke i thënë që është çerek shkodran, duke thënë se gjyshja e tij e ka origjinën nga Shkodra.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Shkodër, ku tha se vërtetë gjyshja e tij ka qenë shkodrane, por nëse ajo do ta dinte se çfarë ka bërë djali i saj, babai i Ramës dhe vetë kryeministri, do të thoshte se më mirë do të ishte të kishte varur veten.

Berisha tha me ironi se përralla e parë që nënat shqiptare u recitojnë fëmijëve të tyre, është ajo e ujkut që lyen këmbët me miell, duke nënkuptuar Edi Ramën në rolin e ujkut.

“Të pashë këtu në shesh, kishe vendosur një ngjyre tjetër. Naiv je treguar, por nënat shqiptare dhe shkodrane, përrallën e parë që u tregojnë fëmijëve është ajo e ujkut të lyer te këmbët me miell. Edi Rama nuk del dot me Sali Berishën në ballë. Po e ftoj në çdo takim, ikën, ikën. Si mund të vijë ai që me firmën e tij 430 milionë euro, janë shndërruar në ndërmarrje të tij dhe të Velisë. Si mund të vijë ai që udhëton me avionë me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milionë euro, ndërkohë që kancelari i Austrisë lëvis me linja tregtare. Si mund të vijë ai që blen vazo druri 4 milionë euro.

Si mund të vijë ai që ulet në darka 10 mijë euro. Ai vetëm vjedh. Si mund t’ju vijë ai të rrafë gjoksin që do të zëvendësojë shqiptarët me qytetarë nga vendet e tjera. Do t’i zëvendësojë sepse ata nuk votojnë. Shkodra ka treguar se është e gatshme të sakrifikojë më shumë se kushdo tjetër për lirinë dhe dinjitetin e vetë. Ky qytet nuk është mposhtur kurrë dhe nga terroret më të egra dhe do të mposhtet sot nga një despot që do të mbetet në histori si hajduti më i madh i kombit. Edvin do vish ktu dhe do thuash kur të akuzoi OSBE se kishte fshehur 200 milion euro, pse nuk e ngrite zërin? Po ti jo vetëm që ke vjedhur, por je i pangopur. Në kundërshtim me ligjin familjarët e tu fitojnë qindra tendera.

Baxhanaku yt është famos, mbi 100 tendera, tani ka dalë thjeshtra, nënkontraktore më një kompani të huaj merr çdo tender. Pas datës 14 ai do të marrë atë që meriton. Ai vjen këto dhe përpiqet të mashtrojë, jam çerek Shkodran, gjyshen e kam pasur shkodrane. Gjyshja e tij është një shkodrane fisnike, por nëse do ishte gjallë, si ajo nëna në poem do thoshte: “Sikur të dija ato që di, më mirë veten kisha falur”. Gjyshja jote, po ta dinte se yt atë, djali i saj, do të firmoste për varjen në litar të poetit që do i këndonte lirisë, do i vinte këtë epitaph te guri i varrit.

Po me ty Edvin, kur të shihte se ke grumbulluar të gjitha pushtetet, duke grabitur shqiptarët, këtë gjë do ta recitonte te veshi çdo natë. Lere gjyshen aty ku është, se ti ke marrë rrugën e diallit. Shkodra përmbysi e para monizmin në vitin 91. Por sot ne jetojmë një monizëm, që sipas sociologëve dhe politologëve të njohur të kohës, është forma më e egër e monizmit. Forma e monizmit që nuk bazohet në teokraci, por në bandokraci. Në sundimin e bandës”, u shpreh Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.