Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më ndihmo që të shikoj fëmijët!” Motra i kërkon falje vëllait pas shumë vitesh

23:03 / March 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 12 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sonte në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Esmeraldës, vajzës nga Tirana. Në moshën 14-vjeçare, ajo ishte njohur në Facebook me një djalë dhe pas 3 ditësh ishte larguar nga shtëpia për të jetuar me të dhe familjen e tij, në Pogradec.

2 9

Ata kishin bërë celebrimin dhe në jetë kishin ardhur dy fëmijë. Problemet në çift kishin nisur kur Esmeralda kishte zbuluar që ish-bashkëshorti i saj kishte qenë i martuar në Greqi dhe se vazhdonte të kishte marrëdhënie me gruan e parë. Për këtë arsye ajo kishte vendosur që të largohej dhe ndërkohë ishte njohur me dikë tjetër.

3 7

Esmeralda i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar ndihmë vëllait të saj, Ervinit, që të takonte fëmijët, të cilët nuk i shikonte prej disa vitesh. Ervini në fillim nuk pranoi që të komunikonte me motrën, por pas ndërhyrjes së moderatores, Arbana Osmani, ai vendosi që të dëgjonte kërkesën e saj.

“Të kam sjellë këtu që të jemi bashkë dhe të bisedojmë përsëri. Më fal për gabimet që kam bërë, më fal që ika pa ju marrë leje dhe që ika pa ju thënë asgjë. Kam nevojë për ndihmën tënde se tashmë jam vetëm”, ishin fjalët e Esmeraldës për Ervinin.

Në fund vëllai i premtoi Esmeraldës që do ta ndihmonte që të bashkohej me fëmijët e saj. Top Channel

Dua të të bëj të lumtur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.