Benjamin Spencer, i dënuar padrejtësisht nga një gjykatë në Teksas, çka bëri që ai të kalonte 34 vite burg për një vrasje në vitet 1980, u shpall të enjten, i pafajshëm. Ai tha se megjithëse nuk mund ta kthente kohën pas, ishte i lumtur e do të bënte përpara.
“Jam i emocionuar që më në fund kjo ditë erdhi“, tha zoti Spencer, tashmë 59 vjeç.
Një gjykatës i qarkut të Dallasit miratoi një mocion nga zyra e prokurorit të qarkut për të hedhur poshtë një akuzë kundër zotit Spencer, për grabitje të rëndë. Ai u dënua fillimisht për vrasjen e Jeffrey Young në vitin 1987, gjatë grabitjes së makinës së tij.
“Është një ditë e mirë“, tha avokatja mbrojtëse, Cheryl Wattley, e cila ka punuar me çështjen e zotit Spencer prej më shumë se 20 vitesh. “Po përpiqem shumë të mos qaj“, tha ajo më tej.
Zonja Wattley vlerësoi Prokurorin e Qarkut Dallas, John Creuzot, që e trajtoi çështjen me seriozitet.
Zoti Creuzot tha se ai ishte “i lehtësuar dhe se kishte vepruar me përulësi për të ndihmuar në korrigjimin e kësaj padrejtësie”, siç tha ai.
