Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Me ne nuk tallej as Nano, as Meta e as Rama siç bën me ty dhe kalamajtë që ke sjellë në parti”, ish anëtari i Këshillit Kombëtar i PD ‘i përvishet’ Bashës

19:06 / April 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e djeshme kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi se opozita që ulërinte nuk ekziston më dhe se sipas tij qytetarët duan opozitën që drejton ai.

Kjo deklaratë u duk si një thumbim për ish-kryeministrin Sali Berisha që e ka drejtuar më parë PD-në, ndërsa për këtë i është përveshur keq ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri.

Me tone ironike dhe akuza të forta ai i drejtohet Bashës duke i thënë i dashur Lulzim, ndërsa deklaron se ka bërë mbase shumë mirë që është distancuar hapur nga tradita e të bërit opozitë nga PD para se të zgjidhej kryetar!

Kulluri i kujton kryedemokratit se ajo opozita që “ulërinte” ka qeverisur për 13 vite dhe se oborri i selisë ishte gjithmonë i mbushur me demokratë. Gjithashtu ai përmend faktin se Partia Demokratike që ka drejtuar Berisha e ka futur atë në politikë dhe Basha sot e ka shkatërruar.

“Është zgjedhja jote si kryetar i PD, nga ajo ç’ka ka mbetur! Por duhen saktësuar disa gjëra. Së pari ajo PD “që ulërinte nga maja e kokës” e mbylli bilancin me 13 vite në pushtet e 9 në opozitë. Pra ka qeverisur më gjatë nga PS!

Së dyti, para selisë së PD prej së cilës qenke distancuar ziheshim për një vend makine, kurse sot në oborrin e Republikës së Re mund të luash futboll 11-11!  Së treti, militantët e partisë ndiheshin të përfillur e të motivuar për të luftuar edhe kur lidershipi e kishte gabim! As nuk bliheshin, as nuk shiteshin e as i linin betejat në mes siç e ke bërë zakon. Së katërti, sa mend kishte administrata e partisë në atë kohë nuk ke ti bashkë me servilet e tu që kanë hyrë e kanë dalë në 7 vite. Nga kordinatore e deri tek deputetët anonime që nxorre nga xhepi në 12 të natës!

Së pesti, me atë opozitën që “ulërinte nga maja e kokës” nuk tallej as Nano, as Meta e as Rama siç bën piktori me ty dhe kalamajtë që ke sjellë në parti. Së gjashti, asnjë demokrat nuk mërzitet nga distancimi që ke marrë nga Republika e Vjetër siç e konsideron, sepse ajo parti që shkatërrove rrëzoi komunizmin, doli në opozitë e u kthye prapë në pushtet. Të mori dhe ty për dore dhe tashmë e trajton siç të trajton ty Rama, si nje gje pa vlere!

Se shtati, je si gjithnje genjeshtar! Ishe ti qe i vure flaken bulevardit e shkollave me molotov, ndersa tani “qenke bashkepunues me qeverine ne kete kohe te veshtire”! Ka dhe me shume per te te thene, por nje gje mos e harro! Kuroren e mbretit asnjehere nuk e trashegonin “femijet bastarde”, pasi u mungonte “gjaku blu”, e sic thote populli “sojsezi nuk behet kurre sojlli”! Beji te fala Rames e futu ne qeveri me te sic enderrove ne 2017!”, shkruan Kulluri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.