Dhjetëra shqiptarë në Berlin po presin me orë të tëra para zyrës së emigracionit në Berlin të Gjermanisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe pse temperaturat janë shumë të ulta ata janë të detyruar të rrinë në radhë me orë të zgjatura vetëm për të marrë dekumentacionet e tyre.
Në një video shihet se mes shqiptarëve ka edhe fëmijë, dhe siç shihet autoritetet vendase nuk kanë marrë asnjë masë kujdesi për shqiptarët.
Ndërkohë duke qenë se Gjermania është një nga vendet më të goditura nga pandemia, shqiptarët që ndodhen para zyrave nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese për parandalimin e Covid-19.
