Pijet me sasi të lartë sheqeri rrisin rrezikun e obezitetit, sidomos tek fëmijët. Kohët e fundit, janë analizuar 30 studime, të cilët e kanë nënvijzuar edhe njëherë këtë rrezik. Rezultatet u publikuan në revistën e Shoqatës Europiane për Studimin e Mbipeshës. Në studim morën pjesë disa qendra kërkimore europiane, duke përfshirë spitalet universitare të Gjenevës, kabinetin e parandalimit të sëmundjeve kardiologjike e kabinetin e ushqimit në Salzburg etj.

Pjesëmarrësit në studim ishin nga vende të ndryshme të botës, Europa, SHBA, Amerika Qëndrore e Jugore, Australia, Tajlanda, Japonia etj. Në të gjitha studimet rezultoi se pijet me sasi të lartë sheqeri kishin lidhje me obezitetin.
Duhen marrë masa parandaluese
Duke marrë parasysh rezultatet e arritura, hulumtuesit besojnë se politikat e shëndetit publik duhet të synojnë të ulin konsumin e pijeve me sheqer dhe me gaz dhe të mbështesin alternativat më të shëndetshme si uji.
Kaloritë boshe
Të gjitha pijet e gazuara, lëngjet e frutave, çaji që janë shumë të ëmbla, jo vetëm që nuk shuajnë etjen, por ju japin shumë kalori të quajtua boshe, sepse janë të padobishme dhe nuk plotësojnë asnjë nevojë të organizmit.
A e dini se?
Një gotë me lëng portokalli ose 330 ml cola përmban rreth 35 gramë sheqerna (që korrespondon me 7 kube sheqeri) dhe siguron rreth 130 kalori.