Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Më pak se 20% e bizneseve kërkuan ristrukturim të kredive

08:30 / November 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
para leke 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më pak se 20% e bizneseve kredimarrëse në sektorin bankar kanë kërkuar ristrukturimin e kreidve bankare pas shpërthimit të pandemisë.

Banka e Shqipërisë ka kryer një anketë me nëntë banka tregtare, si pjesë e vjrotimit periodik të aktivitetit kreditues.

Synimi i saj ishte mbledhja e opinionit të sektorit bankar mbi ndikimin e pandemisë në financat e bizneseve kredimarrëse në banka, si edhe mbi efektivitetin e pritur të instrumenteve të ndryshme për nxitjen e kreditimit.

Tetë prej nëntë bankave që morën pjesë në pyetësor, të cilat zotërojnë rreth 72% të totalit të kredisë akorduar bizneseve, raportuan se pjesa e klientëve të tyre të cilit kishin nevojë për ristrukturim, apo kishin ristrukturuar kreditë aktuale, luhatet në intervalin 0 deri në 20%. Vetëm një bankë u shpreh se klientët e saj që kishin nevojë për të ristrukturuar kreditë aktuale luhateshin në intervalin 21%-40%.

Megjithatë, përtej kërkesave të bizneseve për ristrukturim, bankat vlerësojnë se impakti i krizës në të ardhurat e sipërmarrjes ka qenë i konsiderueshëm. Sipas opinionit të shumicës bankave të pyetura, pandemia ka pasur një ndikim negativ në të ardhurat e rreth 40% deri në 60% të bizneseve kredimarrëse.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë kredia për biznese është rritur me 6.9% krahasuar me një vit më parë, normë kjo 0.4 pikë përqindje më e ulët se një tremujor më parë. Ky ngadalësim pasqyroi frenimin e kredisë për likuiditet dhe ilustron përmirësimin e të ardhurave dhe flukseve financiare të bizneseve në këtë periudhë. Ndërkohë, kredia për investime ka shfaqur performancën më të mirë, me një rritje prej 8.8%. Kushtet e favorshme monetare dhe avantazhet e ofruara nga skemat e prezantuara nga qeveria kanë ndihmuar si kredinë për biznese ashtu edhe individët.

Sipas opinionit të bankave, faktori më i rëndësishëm që pritet të përcaktojë ecurinë e kredisë në të ardhmen është performanca e treguesve makroekonomikë, e lidhur kryesisht me ecurinë e sektorëve specifikë të ekonomisë. Rëndësia e këtij faktori vlerësohet në nivelin 4.4 nga një maksimum prej 5. Po ashtu, politikat mbështetëse ekonomike janë vlerësuar si faktor i rëndësishëm për zhvillimet në tregun e kredisë. Bankat gjykuan se faktori më pak i rëndësishëm ndër ta, ishte ai i lidhur me ecurinë e kredive me probleme apo shëndetin e bilancit të vetë bankave. Mesatarisht, ky faktor u vlerësua i një rëndësie prej 2.9, duke sugjeruar se bankat nuk e shohin bilancin e tyre si faktor pengues në kreditim. / Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.