Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

13:16 / October 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
internet ne pune 1024x682 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qind që është mesatarja e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024.

Vetëm një pjesë e kufizuar e punonjësve shqiptarë përdorin internetin gjatë orarit të punës, duke e renditur vendin tonë mes shteteve me nivelin më të ulët në kontinent (shiko hartën e mëposhtme).

Në vendet nordike, si Suedia dhe Finlanda, mbi 85% e punonjësve përdorin internet në vendin e punës, duke treguar një integrim të plotë të teknologjive digjitale në mjediset e tyre të punës.

Të dhënat e Eurostat tregojnë diferenca të mëdha në nivelin e digjitalizimit mes ekonomive europiane. Shumë ndërmarrje në vendin tonë, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, ende nuk kanë arritur të integrojnë teknologjitë online si pjesë të përditshme të aktivitetit të tyre ekonomik.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, niveli i përdorimit mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja europiane. Teksa BE-ja arrin një mesatare prej 62.9%, Shqipëria, së bashku me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, renditet në zonën ku përqindja e punonjësve që përdorin internetin në punë është shpesh më pak se 30%.

Arsyet e kësaj diference lidhen ngushtë me strukturën ekonomike të vendit tonë. Pesha e lartë e sektorëve tradicionalë, si bujqësia dhe ndërtimi, ku interneti nuk është mjet kryesor pune, kufizon ndjeshëm digjitalizimin e tregut të punës.

Në Shqipëri, një pjesë e madhe e ndërmarrjeve janë mikro ose të vogla, me kapacitet të kufizuar financiar dhe teknologjik për të investuar në pajisje digjitale dhe trajnime për punonjësit. Për më tepër, mungesa e shtrirjes së plotë të infrastrukturës moderne të internetit në zonat rurale e thellon hendekun mes qyteteve të mëdha dhe pjesës tjetër të vendit.

Shumë kompani shqiptare vijojnë të mbështeten tek mënyrat tradicionale të punës, duke mos e parë internetin si një instrument që rrit produktivitetin. Krahas kësaj, mungesa e aftësive digjitale te një pjesë e madhe e fuqisë punëtore, sidomos te brezat më të vjetër, përbën një pengesë shtesë për përhapjen e gjerë të teknologjisë në punë.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria gjendet në një mesatare të ulët, të ngjashme me Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia tregojnë pak më shumë përparim, falë investimeve më të hershme në teknologji dhe integrimit më të madh të shërbimeve online./Monitor.al

internet perdorim Pune punonjes shqipptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Krishtlindje në Pediatri”, studentët e mjekësisë mbledhin dhuratat për fëmijët

21:29 / December 4, 2025

“Pamje përrallore”, Rama publikon foto nga Lura e mbuluar me borë

09:46 / December 3, 2025

Malaj dhe Gazheli prezantojnë në Rinas manualin doganor për pasagjerët: Lehtëson udhëtimin

18:51 / December 2, 2025

Marrin bonusin e fundvitit, pensionistët në Fier: Jemi të kënaqur

15:59 / December 2, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.