UEFA do të hedhë në drekën e ta martës shortin për turin e tretë të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, në të cilën në garë janë disa skuadra shqiptare. Shorti i turit të dytë ka vënë klubet e Superiores përballë emrave të njohur të futbollit europian, pasi Kukësi do të ndeshet me Volfsburg, Teuta me Granadan dhe Laçi me Hapoel Ber Sheva.
Por ana pozitive është se falë këtyre përballjeve, ata hyjnë në shortin për turin e tretë me koeficient skuadre të vazos kryesore, e në letër kanë emra më të lehtë përballë. UEFA ka caktuar minigrupet edhe në këtë rast, ndërsa goglat e shortit do të përcaktojnë se cili variant do të jetë ai që do të përcaktojë rrugëtimin e mëtejshëm të ekipeve shqiptare në arenën ndërkombëtare nëse kalojnë turin
Nëse Kukësi kalon Volfsburgun, shorti do t’i vërë përballë njërës mes Alaniaspor të Turqisë, Sharlërua të Belgjikës dhe Desna Shernihiv të Ukrainës, me këtë të fundit që duket kundërshtari më i përballueshëm.
