Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili qarkullonte me armë me vete gjatë orës policore.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në mjetin e tij dhe në banesën që kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
NJOFTIMI
Tiranë
Qarkullonte me armë zjarri në mjetin e tij gjatë orës policore, vihet në pranga 26-vjeçari.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, njëra që u gjet në mjet dhe tjetra që u gjet në banesë.
Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.
Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. T., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij dhe në banesën që kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
