Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Me protestë shënohet 8 Marsi në Kosovë

15:17 / March 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marshojme1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burra, gra, pleq e të rinj marshuan të premten rrugëve të kryeqytetit të Kosovës, për të shënuar 8 Marsin. Edhe sivjet, aktiviste e aktivistë të kolektivit “Marshojmë s’festojmë” e shënuan “Ditën e Gruas” me protestë duke kërkuar barazi gjinore. Ata thanë që sot nuk festojnë sepse qytetarët në Kosovë dhunohen e poshtërohen çdo ditë nga patriarkati i institucionalizuar në të cilin jetojnë.

Bislim Morina kishte ardhur në Prishtinë sot nga fshati Senovc i Rahovecit që të bashkohet me protestuesit, të cilët po kërkonin drejtësi gjinore dhe vlerësim të barabartë. 61 vjeçarit i kishte vdekur e bija, Antigona, në vitin 2011, tre ditë pas martesës.

qqq 1

Qindra protestues në mes tyre aktivistë të shoqërisë civile, organizatave të ndryshme që mbrojnë të drejtat e njeriut, e qytetarë u mblodhën në mesditë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe marshuan drejt memorialit “Heroinat”.

Nën brohoritjet “Edhe ne e kemi ba shtetin”, ata vendosën një mbishkrim me të njëjtën fjali pranë memorialit. Marshi vazhdoi edhe para stacionit të Policisë së Kosovës, nëpër rrugët kryesore për t’u ndalu pastaj para institucionit ligjvënës të Republikës së Kosovës.

marshojme1 1

Para Kuvendit të Kosovës, ata kërkuan të drejta në punë, pushim të lehonisë, pushim prindëror edhe për burra e jo veç për gra, kontrata të punës e sigurim shëndetësor.

Në protestën “Marshojmë s’festojmë”, u kërkua trajtim i drejtë dhe i dinjitetshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim gjinie, etnie, aftësie, moshe, vendbanimi, religjioni, gjuhe, orientimi seksual e identiteti gjinor.

Ata deklaruan se po i thonë jo seksiszmit, homofobisë, transfobisë dhe racizimit.

Kosove marsi proteste shenohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.