Një 30-vjeçar nga Dibra ka marrë plagë të rënda në kokë, teksa ishte futur për t’u larë në një pishinë në Sarandë.
Bëhet fjalë për të riun me iniciale M.J., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.