Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismaili i ka dhënë fund të gjitha thashethemeve duke pranuar lidhjen me biznesmenin turk, Hasan.
Ka qënë vetë Genta ajo që ka postuar foto me të dashurin e saj, ku ai është i ulur në një kolltuk, ndërsa këngëtarja qëndron mbi prehërin e tij.
“Jemi më të gjallë se kurrë kur jemi në dashuri,”-shkruan Genta në foton e saj.
Herë pas here në rrjetin e saj social në Instagram, ajo ka postuar gjithmonë dhuratat që i bënte biznesmeni, së fundmi një ‘bishë e zezë’.
