Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, “Kebe” ka reaguar pas videos së publikuar ditën e djeshme në media, ku dy të rinj e dhunonin me grushte dhe shkelma.
“Kebe” shprehet se këtë gjë ja kanë bërë shokët e tij, të cilët e kanë prerë në besë. Sipas “Kebes”, ai ka qenë me të dashurën dhe ka shkuar pas telefonatës së shokëve, por pasi i ka takuar, ata e kanë goditur me thikë në kokë.
Sipas “Kebes”, shokët e tij e kanë bërë këtë për 1 mijë euro dhe se ngjarja ka ndodhur para Vitit të Ri.
“Aty më kanë gjuajtur mua ca shokët e mia, të cilët më kanë prerë në besë. Më kanë gjuajtur kur kam qenë me dashnoren. Më thanë hajde pimë kafe dhe kur u takuam, duke bërë muhabet më kanë gjuajtur me thikë pas koke o mreza dhe kam 8 qepje në kokë. Shokët e mi ma kanë bërë këtë punë që kanë marrë nga një mijë euro, për një mijë euro më kanë shitur, që kam hëngër dhe kam pirë o mreza, atij i them shok unë dhe kena hy tek shtëpia e njëri-tjetrit. Po muhabeti është këtu s’është kollaj me e pre tjetrin në besë. Më morën ne telefon më thanë hajde pimë kafe dhe kur u takuam më gjuajtën. Kjo ka ndodh që para Vitit të Ri. Unë i di ca gjona, por s’kam pse me i bo këtu publike” shprehet “Kebe”.
