Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Me shpejtësi 148-166 km/h, policia aksion në aksin Tiranë-Elbasan: E përdorin rrugën si pistë për të “fluturuar “

08:25 / September 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shpejtesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp



Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollet ne disa akse rrugore, ndërsa ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit. Gjatë kontrollit në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan me anë të aparatin e matjes së shpejtësisë u konstatuan mjete që udhëtonin me shpejtësi 148 km/h deri në 166 km/h, matur me radar në një largësi deri në 700 metra dhe në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve në rrugë ishte ende i lartë.

Burime zyrtare thanë se gjatë 5 orëve monitorim janë kostatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati dyfish mbi kufirin e lejuar duke e përdorur dhe konsideruar rrugën si pistë për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

“Shpejtësi e mjaftueshme për të✈️, e cila mund të jetë fatale në çdo moment 🚑.

Gjatë monitorimit me radar dhe verifikimeve me dragera në rrugët interurbane dhe urbane nga Policia Rrugore e kryeqytetit prej orës 20:00 të datës 04 shtator e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar shkelje të konsiderueshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat cenojnë sigurinë e të gjithë përdorueseve të rrugës.

Nga dy radarët në përdorim nga Policia Rrugore e kryeqytetit gjatë 5 orëve monitorim janë kostatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati dyfish mbi kufirin e lejuar duke e përdorur dhe konsideruar rrugën si pistë për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative të pashlyera, si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht, mjete ndaj të cilave janë aplikuar sanksionet administrative plotesuese të ndalimit administrativ.

Gjithashtu, janë vendosur 13 masa administrative për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara, si dhe dy masa të tjera për gara shpejtësie.

Kontrolli ka vijuar prej orës 20:00 dhe është në vijim edhe me alkool testues, ku gjatë këtyre orëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit 9 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.34 mg/l deri ne 0.49 mg/l .

Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy drejtues mjetesh të cilët janë verifikuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre shtetasi R. K., 42 vjeç nga Tirana, fillimisht ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke refuzuar testin e alkoolit”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.