Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Më shumë se 200 nxënës rrëmbehen nga një shkollë

18:43 / March 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nigeri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmues të armatosur kanë rrëmbyer më shumë se 200 nxënës gjatë një sulmi në një shkollë në veriperëndim të Nigerisë, tha një mësues dhe një banor lokal. Ky është një prej rrëmbimeve masive më të mëdha në këtë shtet.

Rrëmbimet që të fitohen para në këmbim të lirim të personave janë të zakonshme në këtë shtet të Afrikës, teksa bandat kriminale në të kaluarën kanë shënjestruar shkollat dhe kolegjet, veçmas në veriperëndim të shtetit. Megjithatë, numri i sulmeve të tilla kishte rënë kohëve të fundit.

Sani Abdullahi, një prej mësuesve në shkollën GSS Kuriga në çarkun Çikun tha se stafi i shkollës arriti të ikte me shumë nxënës të tjerë kur personat e armatosur nisën të qëllonin në ajër.

“Ne më pas nisëm të punonim për të përcaktuar numrin e saktë të të rrëmbyerve”, tha një zyrtar lokal që vizitoi shkollën”. “Në GSS Kuriga, 187 fëmijë po mungojnë, ndërkaq në shkollën fillore 125 fëmijë po mungojnë, por 25 janë kthyer”.

Banori lokal, Muhammad Adam, tha për AFP-në se “më shumë se 280 persona janë rrëmbyer. Ne fillimisht menduam se numri ishte 200, por pas numërimit të fëmijëve zbuluam se numri i tyre është pak mbi 280”.

Zyrtarët lokalë dhe policia nuk kanë dhënë asnjë shifër lidhur me numrin e të rrëmbyerve. Shpesh shifrat e personave të rrëmbyer apo të zhdukur në Nigeri janë më të ulëta pasi personat që ikin nga sulmet kthehen në shtëpitë e tyre.

Qindra nxënës të shkollave dhe studentë të kolegjeve janë kidnapuar gjatë rrëmbimeve masive në rajonet veriperëndimore dhe qendrore të Nigerisë, përfshirë në Kaduna, në vitet e fundit.

Pothuajse të gjithë ata që lirohen paguajnë para pasi kalojnë javë e muaj në robërim në kampet e fshehura në pyje në pjesën veriperëndimore të Nigerisë.

Më shumë se 100 persona konsiderohen të zhdukur pasi militantët kryen një rrëmbim masiv javën e kaluar që kishte për shënjestër gratë dhe fëmijët në një kamp të të zhvendosurve nga konflikti në veriperëndim të Nigerisë.

Shtatorin e vitit të kaluar, sulmuesit e armatosur rrëmbyen më shumë se 30 persona, përfshirë 24 studente gjatë një sulmi në një universitet në shtetin veriperëndimor të Zamfaras. Ndërkaq, në shkurtin e vitit 2021, bandat kishin rrëmbyer më shumë se 300 nxënëse në një shkollë në Zamfara.

200 nxenes nigeri rrembehen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.