Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Më shumë studentë shqiptarë largohen për studime jashtë vendit

13:39 / March 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studente 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një përqindje mjaft e lartë e studentëve shqiptarë largohen nga vendi për të ndjekur studimet. Në një pasqyrë statistikore mbi lëvizjen e studentëve në botë, Organizata e OKB për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, UNESCO, përllogarit se në 2016-ën, viti i fundit kur organizata përpiloi statistika, 17397 studentë shqiptarë u larguan nga vendi për studime jashtë.

Kjo përbën një përqindje shumë të lartë për një vend me më pak se 3 milionë banorë. Në kontrast me këtë situatë, Shtetet e Bashkuara, një vend me mbi 325 milionë banorë në 2016-ën kishin 72830 studentë me studime jashtë vendit.

Një përqindje shumë më e vogël studentësh të huaj – vetëm 2115 – erdhën në Shqipëri për studime.

Sipas UNESCO-s, masa dërrmuese e studentëve shqiptarë në 2016 – gjithësej 10724 — shkuan në Itali për studime, pasuar nga 1633 që shkuan në Greqi, 886 në Turqi, 715 në Shtetet e Bashkuara, 481 në Francë si dhe vende të tjera evropiane, si dhe në Kanada, Arabi Saudite e vende të tjera, ku regjistrohen vetëm një numër i vogël studentësh. Statistika nuk përfshin shifra për studentët shqiptarë me studime në Gjermani gjatë 2016-ës, që lë të kuptohet se numri total i studentëve shqiptarë që dolën jashtë shteti për studime duhet të jetë edhe më i madh se ç’pasqyrohet në këtë statistikë.

Studentët e huaj që erdhën në Shqipëri për studime ishin kryesisht nga Italia, nga ku erdhën 449 studentë, pasuar nga Mali i Zi me 292, Serbia me 287, Maqedonia e Veriut me 188, Turqia me 155 dhe Greqia me 49 studentë.

UNESCO e përpilon këtë statistikë për të analizuar ndryshimet në preferenca për studimet e larta jashtë vendit, veçanërisht në vendet në zhvillim.

VOA

largohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.