Nga janari deri në muajin qershor, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është më i madh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Instituti i Statistikave bëri të ditur se në qershor kanë hyrë 1.3 milionë shtetas, ku 900 mijë numërohen vetëm të huaj. Krahasuar me qershorin e vitit 2021, rritja llogaritet në 44,6 për qind.
Ndërsa në 6 muaj, në Shqipëri kanë hyrë 4.8 milionë persona dhe rritja arrin deri në 51%. Treguesit rezultojnë se hyrjet më të shumta kanë qenë nga Greqia dhe Kosova.