Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Më shumë vajza apo djem? Ky është raporti gjinor i lindjeve në Shqipëri

10:49 / August 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bebe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbarë globin ka diferenca të raportit gjinorë në faza të ndryshme të jetës. Shqipëria u rendit ndër vendet me normë të lartë të djemve të lindur në raport me vajzat. Ky çekuilibër në popullatën e meshkujve dhe femrave në disa raste mund të gjurmohet që në lindje.

Në hartën më poshtë, të krijuar nga portali Our World in Data, shohim ndryshimet në raportin e gjinive gjatë lindjes në të gjithë botën. Ky raport i gjinisë përllogaritet si numri i lindjeve të meshkujve për çdo 100 lindje femra; vlera më e madhe se 100 tregon se ka më shumë djem sesa vajza të lindura atë vit. Shifra 108 e Shqipërisë, do të thotë që për vitin 2017 kishte 108 djem të lindur për çdo 100 bebe vajza.

Raporti gjinor i lindjeve është më i lartë në Shqipëri se sa ishte mesatarja botërore, ku sipas të dhënave të OBSH dhe të përpunuara nga Our World qëndron në nivele e 107 lindje të djemve për çdo 100 vajza të lindura.

Në raport me vendet e rajonit, por edhe në Europë, Shqipëria ka një raport më të lartë. Kështu Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina ka një raport prej 106 djem të lindur për çdo 100 vajza të lindura. Ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, ky raport përllogaritet 105 djem të lindur për çdo 100 vajza.

Vendet ku raporti gjinor është më i lartë janë: Kina me 115 djem të lindur për çdo 100 lindje vajza, Azerbajxhani me një raport 113, India me 111, ndjekur nga Pakistani me 109.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet latine, raporti gjinor përllogaritet të jetë më i ulët, duke varjuar nga 103 deri në105 lindje të djemve për çdo 100 vajza të lindura. Ndërsa nëvendet e Bashkimit Europian ky raport luhatet midis vlerave 105 deri në 107 djem të lindura për çdo 100 vajza.

Një nga arsyet e diferencave gjinore në lindje, sikurse shpjegon Our World in Data, lidhet me abortin selektiv. Në vende si Kina, India, Pakistani dhe Azerbajxhani, raporti tregon se kemi të bëjmë me praktikat e përzgjedhjes së lindjeve sipas gjinisë./Monitor

4C29CE78 8BA2 47CB B105 7FED213AAA31

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.