Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Më shumë vajza në universitet. Rritet numri i djemve që mjaftohen me 9-vjeçaren

21:09 / May 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
universiteti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vajzat në Shqipëri po zgjedhin gjithnjë e më shumë të plotësohen nga ana e formimit arsimor dhe profesional.

“20% e djemve të cilët përfundojnë ciklin e detyrueshëm 9-vjeçar dhe shkollën e mesme nuk ndjekin universitetin, e për pasojë universitetet po prodhojnë më shumë femra të diplomuara, ndërsa meshkujt po mjaftohen vetëm me ciklin 9-vjeçar apo me shkollën e mesme”.

Vetëm vitin që lamë pas, vajzat e diplomuara në universitet përbënin 65.2 % të totalit të studentëve. Për ekspertët kjo lidhet edhe me faktin që djemtë orientohen më shpejt drejt tregut të punës.

“Ndoshta meshkujt janë të orientuar drejt fitimit të një profesioni më shpejt dhe të jenë të aftë për punë. Djemtë preferojnë që kur mbarojnë shkollën e mesme zgjedhin të punojnë ose të zgjedhin arsimin profesional. Në vendin tonë, prej një 5-vjeçari kemi një avancim dhe zhvillim të shkollave profesionale”, thotë Irida Sina, eksperte e arsimit.  

Edhe të dhënat europiane e rendisin Shqipërinë si një vend që po njeh rritje të grave dhe vajzave që ndjekin degët ekzakte. Sipas Eurostat, vendi ynë renditet i katërti nga 37 vende për përqindjen e lartë të femrave që ndjekin universitetin dhe diplomohen në lëndë të tilla, si matematikë, inxhinieri, ndërtim, teknologji dhe komunikacion.

numri Universitet Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.