Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Me sytë nga presidenti kinez, familjet e ushtarëve të bllokuar në Azovstal kërkojnë nga Xi Jinping të ndërmjetësojë

15:42 / May 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mariupol Ucraina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kinës, Xi Jinping është i vetmi lider të cilët familjet e ushtarëve të bllokuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol i besojnë se mund të ndikojë për shpëtimin e të afërmve të tyre. Ata i kanë bërë thirrje kreut të shtetit kinez që të veprojë si ndërmjetës pasi është i vetmi të cilin Putin mund ta dëgjojë, sipas The Guardian.

Këtë të shtunë, gjatë një konference në Kiev, familjet, të cilat kanë kontakte të kufizuara me të dashurit e tyre, thanë se koha po mbaron për ushtarët, duke shprehur shqetësimin se janë pakësuar furnizimet mjekësore dhe ato ushqimore.

Tanya Vychnyk, e cila e pa për herë të fundit djalin e saj 21-vjeçar Artem në shkurt, tha se po lutet për një mrekulli.

“Ata janë në ferr të vërtetë. Ata  meritojnë të shohin diellin”, tha Vychnyk me sytë e mbushur me lot.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, tha se po vazhdojnë negociatat  për lirimin e ushtarëve, disa prej të cilëve janë plagosur.

“Ka mbetur vetëm një njeri në botë të cilit mund t’i drejtohemi, ai është udhëheqësi kinez. Kina ka një ndikim të madh mbi Rusinë dhe personalisht tek Putin. Kërkojmë që ai të ndërhyjë”, tha Stavr Vychniak, babai i një prej ushtarëve të bllokuar

Ai i bëri thirrje Xi të marrë masat e nevojshme për evakuimin e ushtarëve. Natalia Zarytska, gruaja e një prej ushtarëve të bllokuar, gjithashtu bëri thirrje për ndihmë.

“Ka ende një person në këtë botë, të cilit Putini nuk mund t’i thotë jo,” tha ajo, duke i bërë thirrje Xi-t të shpëtojë ushtarët.

“Ne kemi besim se Kina, e fortë dhe fisnike, është në gjendje të marrë vendime të vështira në emër të së mirës.” Zarytska tha se ka kontakte me burrin e saj, duke thënë se ata po sulmohen nga deti, toka dhe ajri.

Ajo i bëri thirrje botës të mos heshtë dhe të ndalojë këtë mizori në Azovstal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA, miratohet buxheti rekord i mbrojtjes prej 1.15 trilionë dollarë

10:05 / July 23, 2026

Flakët kërcënojnë zonat turistike në Francë, mijëra pushues evakuohen

10:02 / July 23, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.