Kënga e Elvanës në fetivalin e RTSH-së do të jetë me shami të kuqe dhe valle popullore, dhe këtë koreografi e ka zbuluar gazetari Eni Shehu.
Ai ka shkuar për të bërë një reportazh mbi performacnën e këngëtares e cila merr pjesë për herë të parë në festivalin e RTSH-së.
Në videon e publikuar në Instagram, ai shihet duke dredhur shaminë e kuqe bashkë me Elvana Gjatën, e cila është veshur mjaft sportive në akademinë e Albi Nakos.
Me sa duket, koreografia e Elvanës do të jetë një kërcim me elemente popullore, nisur edhe nga kënga rimtike që ia lejon një gjë të tillë!
Elvana Gjata është përfolur si fituesja e këtij viti në Festivalin e Këngës në RTSH, dhe pjesëmarrja e saj është diskutuar tepër në media.
