Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më tha ke 30 min kohë të rruhesh dhe mos të shkojë mendja të dalësh pa u rruajtur”, Rama: Si tentuan të më vrisnin me çekiç në Lushnjë

11:35 / April 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
43EEB08B F5FE 4AB3 8359 E1BEF6385AE9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm “podcast”-in e tij të radhës, ku kësaj here ka intervistuar biznesmenin Agim Xhindoli. Gjatë bisedës, Rama tregoi një histori nga e shkuara, kur kishin dashur që ta vrisnin në Lushnjë.

Ai rrëfeu se fillimisht e morën në telefon, më pas dikush i shkoi në dhomë e i bëri presion të heqë mjekrën.

“Më kujtohet kur kam ardhur në Lushnjë për herën e parë. Ishte duke u ndërtuar Muzeu, e bashkë me Vladimir Myrtezain morëm porosi që të përshkuanim Shqipërinë e kohës së Zogut. Ishte mundësi që të kishim dorë të lirë se justifikoheshim me kohën e Zogut.

Dy episode kam të paharrueshme; zbresim nga treni, futemi në hotel, nuk kishte ujë. Bie telefoni dhe thotë ‘ju pret poshtë i plotfuqishmi’. I thashë nuk kam asnjë takim me asnjë të plotfuqishëm dhe e mbyll telefonin. Pas pak bie dera. Hap derën shoh një personazh me kostum gri. Më thotë; atë mjekrrën do ta rruash vetë, apo do të ta rruajmë ne, gjatosh!

Këtu është Lushnjë tha, nuk është Tiranë. Ke 30 min të rruhesh tha dhe të mos të të shkojë mendja të dalësh pa u rruajtur. I thashë nuk kam ujë. Shiko e bëj tha. I thashë do dal. Episodi tjetër ishte kur ne po bënim pikturën, na thoshin ç’është ky ka, jo po kjo, jo po ajo. Vendosën që të vinin veteranët që ta shihnin, meqë ata e kishin parë kohën e Zogut.

Çfarë skene! Ishte njëri, një person që më ndiqte mua në Lushnjë, me çekiç të mbështjellë në gazetë dhe thoshte: Unë atë do ta vras. Por unë kisha ëngjëllin tim mbrojtës, Gjergji Velon. Mblidhen veteranët, nga fundi i sallës lëshon ai çekiçin, bie te piktura. Këto 2 episode mbaj mend nga Lushnja”, nënvizoi kreu i qeverisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.