Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më thanë të ujisja bimët”, gjykatësi dënon shqiptarin: Duhet të ishte deportuar, ndërkohë që…

21:22 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ruzhdi R. 29 vjec
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një emigrant i jashtëligjshëm shqiptar u dënua me burg në Britani, për herë të dytë për të njëjtën vepër penale. Gjykata e Sheffield u njoh me faktin se Ruzhdi R., 29 vjeç, u gjet në një pronë në rrugën Alexandra, Balby, Doncaster me 224 bimë kanabisi të vendosura në dhoma të ndryshme, të përshtatura për rritjen e lëndëve narkotike.

Prokurori i çështjes, Ryan Donoghue, tha se policia kishte hyrë me forcë në pronën në fjalë si pjesë e një hetimi për emigrimin që lidhej me një tjetër person, por zbuluan kanabisin, pajisjet për rritjen e tij dhe vjedhje energjie.

Shqiptari u gjet brenda pronës më 512 paund kesh, një telefon dhe prova të mjaftueshme për të kuptuar se jetonte aty.

29-vjeçari i tha policisë se ndodhej në Bradford kur ishte kontaktuar nga disa persona që i kishin ofruar punë të pastër, përpara se ta çonin në pronën në fjalë dhe ta paguanin për të ujitur bimët.

I pandehuri, i cili në Tetor të 2020-s ishte dënuar për një akuzë të ngjashme, u shpall fajtor për prodhim të kanabisit në Qershor të këtij viti.

“Klienti im i qëndron faktit se takoi dikë në Bradford dhe u çua tek kjo pronë me pritshmërinë për të bërë punë të pastër. Ai tha se kishte vetëm 5 ditë që ndodhej në atë banesë dhe gjatë asaj kohe mori përsipër të ujiste lulet dy herë në ditë”, tha avokati mbrojtës i shqiptarit Chris Brewin.

Gjykatësi David Dixon, i cili nuk e pranoi si të vërtetë këtë pretendim, e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe i konfiskoi paratë kesh prej 512 paundësh, për t’i përdorur si fonde për luftën kundër drogës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.