Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më thoshte jam e jotja”, flet nga burgu Marjus Musaku: Marsida më tradhtonte dhe mua me shokun e burrit

14:34 / September 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 marsida 1662465668
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ersida Dyrmishi, 30 vjeçarja nënë e dy fëmijëve u shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj më datë 25.07.2022. Në dëshminë e saj, e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga Marjus Musaku nga data 25 korrik deri me 3 gusht. E reja ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit së bashku me bashkëshortin e saj.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 32-vjeçari ka abuzuar seksualisht me nënën e dy fëmijëve, duke e përdhunuar nën kërcënimin e një thike dhe kanosur për jetën e familjarëve të saj.

32-vjeçari, i cili ndodhet në burg, akuzohet për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”

Marjus Musaku ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se 30-vjeçarja janë njohur në plazh dhe se e donin njëri-tjetrin.

“Ndodhem në burgun e Durrësit, kemi pasur një vit e gjysmë lidhje, e takoheshim përditë. Jemi njohur në plazh”.

Sipas Marjus Musakut ata kanë qenë vazhdimisht në kontakt të dhe se ishte në dijeni se ajo ishte e martuar e me dy fëmijë.

“Më ka thënë që burri më keqtrajton. Ne flisnin çdo ditë. Në dy e gjysmë e prisja kur dilte nga puna deri në orën katër, kur shkonte merrte gocat”.

Më tej ai tregoi se vazhdimisht Marsida i tregonte dashurinë dhe se bashkëshorti i saj ishte në dijeni, pasi ajo ia kishte thënë.

“Më thoshte jam e jotja deri në vdekje. Të dua, dua të rrij me ty. I ka thënë burrit që dua të ndahem nga ty se më donte. E kam me mesazhe me të gjitha, me prova”.

Më pas i akuzuari tregoi më shumë detaje në lidhje me periudhën kohore që kanë qenë bashkë, ndërsa ishte e shpallur e humbur prej disa ditësh nga bashkëshorti.

Marjus Musaku tregoi se pasi zbuloi se ajo kishte një lidhje tjetër me shokun e burrit, pavarësisht se ishte e lidhur edhe me të, i ka kërkuar që të largohet.

“Ne kemi qenë tek shtëpia. Me datë 1 zbulova se kishte lidhje me shokun e burrit, njëkohësisht edhe me mua. Ajo e ka pranuar që ka lidhje. Më pas i kam thënë merre burrin në telefon dhe nuk je për mua”.

Në lidhje me të gjithë situatën e krijuar, ai tha se e krijoi të gjithë historinë duke akuzuar atë, pasi zbuloi tradhtinë që po i bënte.

“Janë kamera, nuk është e vërtetë çfarë ka thënë. E kapa tradhtinë me shokun e burrit prandaj ma bëri këtë. Në orën katër e gjysëm ka ndodhur dhe në 11 e gjysëm më ka ardhur policia”.

Pas gjithë kësaj që ka ndodhur ai është ende në paraburgimin e Durrësit dhe se nuk ka pasur kontakte me të.

“Nuk kam pasur kontakte me të. E kam mbajtur në pëllëmbë të dorës. Kam të ardhura se kam jetuar në Gjermani. Më shumë ka qëndruar me mua se sa me burrin e vet. Dua t’i them që ajo të thotë të vërtetën në gjykatë. Do bëj denoncim për kallëzim të rremë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026

“Në 3 të lënduar, 1 është polic”/ Protestat, Rama: Policia nuk hyn në turmë për të bërë balet

12:27 / October 21, 2026

Dhuna nga të miturit, fatura familjes”, Rama: Bashkëpunim me BE, do u ndalojmë aksesin! Do vendosen në regjistra të veçantë

12:25 / October 21, 2026

“Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon”/ Rama: Sulmi ndaj bankave, skenar djallëzor. Zbulojmë të maskuarit përmes teknologjisë

12:23 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.