Prej një viti Jona Spahiu është shkëputur nga ekrani për t’iu dedikuar familjes së saj të lumtur me vogëlushin Raiden dhe bashkëshortin Frenklin. E ftuar në “Soire” Jona ka treguar disa detaje të njohjes së saj me Frenklin, për të cilën më herët ka qenë shumë e rezervuar.
Kush u afrua I pari? “Frenkli normalisht. Kush do ta besonte prej meje që Jona e rezervuar të hidhte hapin e para”,- tha moderatorja.
Simpatinë e tij ajo e kishte kuptuar pak. “E shihja shpesh në punë kur ai s’duhet të ishte në punë në fakt dhe se dija se çfarë bënte aty rreth e rrotull, paradite, pasdite, kishte emision, s’kishte emision, kishte ndeshje, s’kishte ndeshje. Unë përplasesha me të tek garderoba, tek grimi, nëpër shkallë. Ishte e çuditshme, si ka mundësi po më ndodh”,- ka shtuar ajo, duke treguar më pas, se kjo këmbëngulje, ishte dhe pjesë e karakterit të tij. Frenkli është natyrë që pak herë i ka ndodhur që të mos i arrijë gjërat që do. Po i vuri një qëllim vetes ia arrin dhe në fund rezultoi që ky ishte një qëllim që i kishte vendosur vetes”,- shpjegoi ajo.