Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

08:50 / January 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7179
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marihuanë. 

Operacioni u zhvillua në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbinë qendrore më 29 janar. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Serbi deri më tani. 

Vlera e drogës së kapur vlerësohet të jetë nga 7 deri në 10 milionë euro. 

Daçiç tha se në këtë aksion janë arrestuar N.S. (1986) dhe R.S. (1958), ndërsa për një person tjetër vazhdojnë kërkimet mbi dyshime se kanë kryer vepra penale për prodhimin dhe posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe për posedim dhe tregtim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve plasëse.

Përveç drogës, janë gjetur edhe armë zjarri, të paktën katër pushkë automatike dhe një raketë që hidhet nga krahu, si dhe para në vlerë prej rreth 12 700 eurosh.

Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi njoftoi se të arrestuarit dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal. 

Në njoftimin e prokurorisë serbe u tha po ashtu se ky grup i organizuar kriminal e kishte magazinuar marihuanën në hapësirat e kompanisë Florakom d.o.o., prej nga ajo shpërndahej në Beograd, ku edhe shitej. 

Autoritetet në Serbi thanë se po vazhdojë kontrollet, ndërsa të dyshuarit, pas ndalimit policor do të dërgohen në prokurori për t’u marrë në pyetje./REL

Droge sasi sekuestrohet serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.