Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Më zhgënjeve Lulzim! Kërko falje për krimet që ka bërë partia jote”, Pas Ramës, Koço Kokëdhima mërzitet dhe me Bashën

19:46 / February 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar së fundmi një video ku thotë se në takimet e përditshme që bën me qytetarët, ata njëzëri i kërkojnë punësim, arsimin dhe shëndetësi. Mirëpo menjëherë pas kësaj video-je ka reaguar kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Kokëdhima i drejtohet Bashës duke i thënë se njerëzit kërkojnë më shumë se sa shërbimet bazë.

Gjithashtu ai shkruan se ajo që lideri i opozitës duhet të bëjë, është t’i kthejë, sipas tij, lirinë shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Lulzim, ua kthen lirinë shqiptarëve?

Koço Kokëdhima

Ndoqa online një video të shkurtër të Lulzim Bashës. U bëra kurioz, sepse u premton qytetarëve se po i dëgjon pasi meritojnë të trajtohen me dinjitet. U thotë atyre: “Kudo ku shkoj, me këdo që flas, njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra. Mundësi, punësim, shëndetësi dhe arsim të denjë, zbatim të ligjit, një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon. Si çdokush edhe unë kam të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën. Por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve, se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do ju shërbej dhe se gjithmonë do tju vë ju të parët”.

Më zhgënjeve Lulzim, si përherë! Ata që takon ti kërkojnë shërbimet bazë dhe që qeveria të mos jetë arrogante me ta. E kanë ulur përtokë stekën e kërkesave, sepse në këtë derexhe e sollët qeverisjen për popullin në këto dy dekada. I bëtë njerëzit skllevër për copën e bukës, për një vend pune, për arsimim dhe shërbim shëndetësor elementar.

Por je gabim Lulzim! Ata nuk kërkojnë kaq pak. Duan lirinë. Atë që ua mbani peng ti dhe Rama. Ua kthen dot këtë?

Nëse u premton shqiptarëve se do t’i dëgjosh dhe shërbesh, kthejuni liritë politike që morët që nga viti 1995 kur nisët vrasjen e votës së tyre. Kërko falje për krimet zgjedhore që bëri partia që drejton ti. Premtoju shqiptarëve se nuk do të bësh me pazare okulte me Ramën, për të mos e llogaritur më popullin askund si deri më sot, se ai do të vendosë për gjithçka dhe jo ti me Ramën. E bën dot këtë, Lulzim?

Nëse e bën, bujrum! Do të jem i pari që do ta shpërndaj videon tjetër me premtimet e tua të përmbushura, se u tërhoqe nga administrimi politik i zgjedhjeve, se ua le njerëzve të thjeshtë që të zgjidhen dhe të zgjedhin kandidatët për deputetë, kryetarë bashkish dhe këshilltarë. Por kësaj që ke shpërndarë Lulzim, as like nuk i jap dot, as unë, as shqiptarët e lodhur.

Koço Kokëdhima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.