Ylli shqiptar me famë botërore Dua Lipa, po ndërton një rezidencë me vlerë disa miliona dollarë në jug të Shqipërisë sipas medias britanike Page Six.
Sipas burimit të tyre vila e këngëtares do ndërtohet në qytetin e Sarandës dhe do të ketë një pamje madhështore nga deti Jon.
Në vitin 2016, Lipa dhe babai i saj themeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.
