Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes vendeve më tërheqëse për t’u vizituar në Evropë

18:00 / May 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 03 165204
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëtimi mund të jetë i kushtueshëm, por nëse e zgjidhni destinacionin tuaj me kujdes, mund të jetë më i përballueshëm nga sa mund të mendoni, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Rest Less”.

Ekzistojnë shumë vende të mrekullueshme, tërheqëse dhe me kosto efektive për t’u eksploruar – shumë prej të cilave janë pikërisht në Evropë.

Nëse jeni gati të planifikoni udhëtimin tuaj, ju sugjerojmë 14 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë mes të cilave është renditur edhe Shqipëria.

Shqipëria; E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit për pjesën më të madhe të shekullit XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.

Por sot, dyert e Shqipërisë janë të hapura dhe nuk do të kalojë shumë kohë përpara se vendi të mbipopullohet nga turistët.

Bregdeti i saj i quajtur Riviera Shqiptare – është i mbushur me plazhe mahnitëse dhe ujëra të kristalta blu.

Vendpushimet më të njohura të plazhit janë, Dhërmiu dhe Ksamili, të cilat nuk janë prekur ende nga turizmi masiv. Si rezultat, akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi mbeten mjaft të lira.

Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, qytete fortesash, kështjella të rrënuara dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.

Pavarësisht nëse jeni – i apasionuar pas i historisë, një aventurier apo një adhurues i plazhit – ka diçka për të gjithë.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një bazë e shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga vendet më të përballueshme në Evropë për të ngrënë jashtë.

destinacion evrope Media Shqiperia udhetim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha nuk u paraqit për t’u pyetur për 21 Janarin, reagon SPAK: I çuam fletëthirrje te shtëpia

13:49 / November 14, 2025

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan, AKU nis kontrollet në disa subjekte

12:00 / November 14, 2025

Media amerikane “The Bolde”: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

11:18 / November 14, 2025

Kushte të qëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti këtë të premte

08:07 / November 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.