Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Media greke: 20-vjeçaren britanike e mbyti burri në sy të foshnjës

18:32 / June 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vajza greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta greke “Protothema” shkruan se hetuesit kanë informacion të mjaftueshëm që dokumenton se vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në sy të foshnjës është burri i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos. Provat bazohen kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.

“Charalambos Anagnostopoulos, burri i 20-vjeçares Caroline Krauts sipas provave në dispozicion të policisë dhe që konsiderohen të mjaftueshme është vrasësi i saj. Përmbysja e hetimeve e sjell pilotin nga pozicioni i burrit dhe babait të shkatërruar në pozicionin e të akuzuarit për një nga rastet më famëkeqe të vrasjeve të viteve të fundit.

Të dhënat që sipas policisë vërtetojnë fajësinë e pilotit 32-vjeçar vijnë kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë së të dhënave nga kamera, celularët e çiftit, por edhe ora biometrike e 20-vjeçares që tregoi kohën reale të vdekjes e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos” shkruan gazeta greke.

Dje hetimet morën një kthesë të fortë, kur policia duke pasur të dhënat e reja në dispozicion, i kërkoi Babis Anagnostopulos të kthehej në Athinë nga Alonissos për të dëshmuar. Për të mos treguar se sa serioze ishin këto fakte dhe për mos e “trembur”, ata pranuan kërkesën e tij për të qëndruar një ditë tjetër në Alonissos, në mënyrë që të ishte i pranishëm në shërbimin përkujtimor për Caroline.

Pas shërbimit përkujtimor, siç njoftoi zëdhënësi i policisë Apostolos Skrekas piloti u mor me helikopter dhe u dërgua sot në Athinë. Prej atij momenti, “herët në mëngjes”, tha policia – ai dëshmoi, por përgjigjet e tij nuk ishin bindëse në lidhje me provat e mjaftueshme që e “gozhdojnë” për vrasjen e gruas.

Në fillim mes autorëve të dyshuar të vrasjes sipas medieve greke ka pasur edhe shqiptarë, por tashmë ngjarja u përmbys.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prokuroria në Hagë: 28 orë incizime të Thaçit, dha udhëzime për dëshmitarët

12:03 / September 10, 2026

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

11:58 / September 10, 2026

Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, sulme ndaj anijeve luftarake dhe cisternave në Hormuz

10:31 / September 10, 2026

“Regjimi iranian është drejt kolapsit”, Netanyahu: Kemi shumë punë përpara, por do ia arrijmë qëllimit

18:43 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.