Në Zvicër kishin pak dyshime mbi diferencën e madhe mes Jang Bojz dhe Tiranës para ndeshjes së Ligës së Europës e ato pak janë shuar pasi kanë parë sfidën e sotme, të dominuar nga klubi zviceran. Bardheblutë ishin në një ditë “jo” dhe kjo u pa qartë në një takim të dominuar plotësisht nga vendasit.
Ndaj portal i tabloidit të njohur “Blick”, nuk është kursyer në komentin e ndeshjes mes dy ekipeve. “Asnjë problem kundër Tiranë”, shkruante portali i cili fillonte duke theksuar se Tirana u mundua që të bënte lojë fizike ndaj ekipit vendas. “Edhe shqiptarët zgjodhën këtë plan jo estetik loje”, shkruante tabloidi i cili më pas tregon se si gjithçka foli për zviceranët që bënin derencën. “U bë gjithnjë e më e qartë ndërsa shkohej drej pushimit të ndeshjes, Jang Bojz qartësisht ka më shumë cilësi se shqiptarët që ishin dukshëm të limituar. Mund ta ndjeje që në një pikë edhe shprehja “mblidhur mbrapa dhe shpreso te Zoti përpara” nuk funksiononte më”, vijoi përshkimin e loëjs duke treguar se pasi Jang Bojz shënoi golin e dytë, ndeshja praktikisht ishte mbyllur.
Ndërkohë, duke bërë bilancin e paraqitjes individuale të lojtarëve, cilëson si më negativin Agustin Torasën, i cili u ndëshkua me të kuq në këtë duel. “Mori të verdhë-të kuqe për agresivitet të tepruar të dyfishtë. Më pas, iu kthye dy herë gjyqtarit Karasev para se të largohej nga fusha e lojës”, shpjegoi “Blick” arsyen pse cilësonte argjentinasin su perzonazh negativ të sfidës