Dënimi i rendë i Kamzës për dhunën ndaj arbitrit në ndeshjen ndaj Laçit bëri bujë në opinionin publik shqiptar.
Por pak do të mendonin që lajmi do të kapërcente oqeanin dhe do të interesonte edhe mediat më prestigjioze në botë.
Washington Post, USA Today dhe Associated Press ndër të tjerat kanë pasqyruar vendimin e Komisionit të FSHF-së për të dërguar në kategorinë e Dytë Kamzën, me titullin “Ekipi Shqiptar dëbohet pas sulmit ndaj arbitrit”.