“Shërbimet ruse të sigurisë kërcënuan familjet e udhëheqësve të grupit Wagner përpara se themeluesi i milicisë ruse, Yevgeny Prigozhin, të vendoste të ndalonte marshimin e tij në Moskë të shtunën”,-shkruajnë mediat amerikane, duke theksuar se kjo mund të ketë qenë arsyeja pse Prigozhin mori vendimin për të anuluar papritur operacionin ushtarak.
Presidenti rus, Vladimir Putin në një konferencë gjatë mbrëmjes së djeshme falënderoi të gjithë anëtarët e Wanger që nuk pranuan të ‘derdhnin gjak’ në përballje të mëtejshme me forcat e Rusisë dhe u ofroi që disa prej tyre të nënshkruanin me forcat e Mbrojtjes apo të transferoheshin në Bjellorusi.
Ndërkohë, forcat ajrore ruse kanë kryer stërvitje në qiellin e Balltikut Ekuipazhet e Su-27 të Flotës Baltike qëlluan me armë në bord ndaj raketave të lundrimit dhe avionëve të një armiku të simuluar, thuhet në mesazh.