Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mediat amerikane: Shtyhet seanca për padinë kundër Trump

23:01 / March 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e një jurie të madhe, e cila do të vlerësojë nëse do të miratojë akuzat kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me një pagesë që i është kryer një ylli të pornografisë, në këmbim të heshtjes.

Mediat amerikane, duke cituar disa burime të afërta, kanë thënë se juria e madhe nuk do të mblidhet të mërkurën.

E ashtuquajtur juri e madhe, ajo përbëhet prej një grupi të qytetarëve, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet e mundshme penale të një pandehuri dhe të vlerësojnë nëse duhet ndëshkuar ai.

Prokurori i Manhatanit mund të akuzojë Trumpin për mënyrën si e ka deklaruar pagesën për yllin e pornografisë, Stormy Daniels, së cilës i është kërkuar të heshtë për një aferë të supozuar me ish-presidentin amerikan.

Nëse konfirmohet, Trump do të bëhet presidenti i parë në historinë amerikanë që do të ndiqet penalisht. Ende nuk është e qartë nëse juria e madhe e cila është krijuar me kërkesë të prokurorit do të vlerësojë nëse ka të dhëna të mjaftueshme për të çuar përpara rastin.

Takimi i radhës është raportuar të jetë caktuar të enjten, mirëpo burime në sektorin për zbatim të ligjit, u kanë thënë mediave amerikane se ka pak mundësi që të vendoset për këtë rast deri në fund të javës.

Të shtunën, Trump ka thënë se pret që të arrestohet të martën e kësaj jave. Policia në qytetet më të mëdha amerikane është duke u përgatitur për trazira potenciale, në rast se ai arrestohet.

Turmp është zotuar se do ta vazhdojë fushatën e tij për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, pavarësisht padisë eventuale. Ai është planifikuar të mbajë një takim në Teksas të shtunën, në kuadër të fushatës për president.

arrestimi juria trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.