Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mediat greke ironizojnë emërimin e Cakajt në krye të diplomacisë, ja çfarë shkruajnë

13:05 / January 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje propozimit të Gent Cakajt si Ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë, I cili do të zëvedësojë kështu Ditmir Bushatin. Gazeta ‘Protothema’ shkroi një artikull me titull: “Vetëm 30 vjeç dhe kosovar, ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë” dhe nëntitull “Gent Cakaj premton “rinovim” në qeverinë Rama”. Po ashtu aty flitet edhe për origjinën e Cakajt, i cili vjen nga Kosova, si dhe moshën e tij të re.

Në shkrimin në fjalë thuhet se: “Kryeministri Edi Rama vendosi të zëvendësojë Ditmir Bushatin me një kosovar 30-vjeçar. Siç tha vetë kryeministri shqiptar gjatë prezantimit, Gent Cakaj do të jetë figura që do sjellë rinovimin në qeveri. Këshilltari i deritanishëm i Ramës në postin e ri ka ngjallur mjaft debate, pasi janë të shumta zërat që vënë në dyshim aftësitë e tij për këtë post. Megjithatë, vetë kryeministri shqiptar, i thirrur të mbrojë përzgjedhjen e tij deklaroi se “ministri i ri ka lexuar shumë më tepër libra sesa fjalë thoni ju kundër tij”. Cakaj ka studiuar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari, disponon dy diploma Bachelor dhe tre diploma master në Filozofi, Shkenca Politike dhe Juridik. Para këtij posti ishte ministër plotësues kompetent për BE-në, një arsye që prej shumicës posti i kryediplomatit konsiderohet “mesazh” i Shqipërisë për kthesën europiane të vendit”, shkruhet në artikullin e “Protothema”. Kujtojmë se ditën e shtunë presidenti Ilir Meta dekretoi shkarkimin e 6 ministrave të kabinetit qeveritar “Rama”, por nuk u shpreh për rastin e Ditmir Bushatit. Aktualisht ky i fundit vijon të jetë ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, pasi pritet dekreti nga Meta.

g2

artikull caka greke jashtem Media ministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.