Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mediat i publikuan foton me Dorian Duçkën, reagon Shkëlzen Berisha: Jam figurë e njohur, Ai ma kërkoi me insistim

19:06 / February 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali shkelzen berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Foton me Dorian Duçkën, që babai i tij e cilëson si kokën e mafias, si një foto krejtësisht normale. Ai thotë se ka qenë rastësisht në avion me Duçkën dhe ka qenë ky i fundit që i ka kërkuar një foto, meqë është një personazh i njohur dhe ai e ka pranuar.

“Një sqarim i shkurtër për një “argument” qesharak dhe bajat.

Të zënë me presh në dorë në një histori korruptive me përmasa ndërkombëtare që ka zënë prej ditësh titujt e mediave më të mëdha të botës, Rama dhe Duçkat e kësaj afere kanë zgjedhur të përgjigjen në mënyrën më qesharake duke postuar foto.

Në të vërtetë Rama dhe Duçkat në SHBA nuk po hetohen për foto por sepse në bashkëpunim kanë korruptuar me fusha nafte dhe qindra mijëra dollarë, drejtorin e kundërzbulimit të FBI për ta perdorur si instrument kundër opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri!

Në fakt këto foto shërbejnë per ta, si certifikatë miqësie apo pastërtie, shumë më pak nga sa do shërbenin le të themi, fotot e Sajmir Tahirit me Barack Obamën në zyrën ovale.

Sidoqoftë për të sqaruar opinionin më duhet të theksoj se, në ndryshim nga Rama dhe sekserët e tij, unë nuk udhetoj në avion privat dhe për rrjedhojë në një avion linje, njëlloj si në një urban publik, udhëtarët dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot unë. Qëllimi i udhëtimit tim të bërë para disa vjetësh, nuk ka pasur asgjë të përbashkët me sekserin e Ramës përveç ulëses afër në avion dhe insistimit të tij për të bërë një selfie, si shumë të tjera, që më kërkohen nga njerëz të njohur dhe të panjohur.

Uroj dhe shpresoj që kur të pyeten nga hetuesit e FBI, Rama dhe Duçkat të kenë argumente më bindës për “pafajësinë” e tyre. Suksese”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Lexo edhe:  Berisha e quan ‘mafioz ndërkombëtar’, del foto e Duçkës me djalin e tij Shkëlzenin

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.