Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mediat italiane jehonë mbylljes së basteve në Shqipëri, ja çfarë shkruajnë

10:38 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
online casino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 1 Janari 2019, hyri në fuqi ligji për mbylljen e pikave të basteve sportive dhe kazinove elektronike, në të gjithë territorin e vendit.

Vendimi i qeverisë për të mbyllur më 31 dhjetor 2018, në të Shqipërinë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua në fund të muajit tetor, në seancën plenare të Kuvendit me 75 votat pro të mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Hyrja në fuqi e këtij ligji u konsiderua nga opinioni publik si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve, familjeve dhe ekonominë dhe që godet krimin në një nga vatrat e veta më aktive.

Vendimi i qeverisë shqiptare ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave italiane, përcjell tirananews.al, të cilat i referohen deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në një takim me strukturat e policisë së shtetit ku tha se:

“Që në orën 00:00 të 1 janarit të 2019-ës nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet, pasi janë veprimtari të paligjshme. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit. Ndalimi i lojërave të fatit është përgjegjësi e madhe ligjore. Zbatimi i ligjit është një goditje kriminale. Çdo pikë bastesh do të trajtohet si parcelë kanabisi. Përgjegjësi ligjore është ndalimi i lojërave të fati”

Libero.it shkruan se 2019-ta e gjen Shqipërinë pa salla bastesh dhe lojëra fati, ndërsa AgenziaNova.it thekson faktin se policia e shtetit ka rritur rolin e saj në monitorimin e situatës duke marrë masa të rrepta për të gjitha subjektet që nuk e zbatojnë ligjin që ka hyrë në fuqi prej 3 ditësh  (që nga 1 janar 2019).

/Tirananews.al

458966

1 janar Albania Bastet mbyllja Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.