Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mediat italiane zbulojnë një tjetër skandal me Shqipërinë të përfshirë, mijëra diploma false shitur për shtetas italian

20:28 / September 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diplome
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat italiane kanë publikuar hetimin e Guardia Di Finanza Italiane e cila ka zbuluar se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italian.

Sipas artikujve të shtypit italian, pjesë e skemës është edhe një zyrtar i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën e tyre të mashtrimit nëpërmjet, Kolegjit Universitar WISDOM.

Ky institucion që në vendin tonë vepronte si institucion i arsimit të lartë, është provuar se shpërndante diploma dhe çertifikata false për qytetarë italianë që synonin të futeshin në administratë. Këta shtetas, paguanin nga 8.000 euro për letra false.

Të arrestuarit janë: Maria Saveria Modaffari, 38 vjeçe, Fortunata Giada Modaffari, 33 vjeçe, Maria Attisano, 57 vjeçe, Lucia Catalano, 44 vjeçe, Savino Cianci, 60 vjeç, Leonardo Catalano, 42 vjeç, Marco Lombardi, 52 vjeç, Antonio Caporale, 33 vjeç  dhe Maria ‘Mdaraa, 36 vjeçe.

Në një reagim për mediat, avokatja e përbashkët e tyre ka deklaruar se: Tashmë kemi shpjeguar qëndrimin tonë për shumicën e akuzave para organeve të tjera gjyqësore. Këto ditë që na ndajnë nga marrja në pyetje do të mbledhim të gjithë dokumentacionin që kemi për të sqaruar aspektet e mbetura të historisë. Kemi besim të madh te organi gjyqësor procedues.

Referuar dokumentave të qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesit, Savino Cianci rezulton pronar i Kolegjit WISDOM dhe Leonardo Catalano është administrator.

Edhe pse emri zyrtarit shqiptarë të korruptuar nuk është bërë publik, weblajm ka mundur të mësojë nga burime pranë GDF se ai është pjesë e sistemit universitar në drejtorinë e diplomave në vendin tonë dhe quhet Shqiponja Telhaj. Po ashtu pjesë e emrave në dosjen italiane është edhe një ish-ministër i Arsimit.

diplome skandal wisdom
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.