Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mediu e Bushati sherr në studio për financimet ruse në Shqipëri dhe për rezolutën e dërguar në Kuvend

22:38 / October 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mediu2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa po diskutohet për projekt-rezolutën që Taulant Balla depozitoi sot në Kuvend për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe deputeti socialist Ervin Bushati u përplasën ashpër.

Fatmir Mediu u shpreh se maxhoranca po dërgon në parlament një projekt-rezolutë të hartuar nga PS, që ka qëllime të pastra politike. Ndërsa, Bushati nënvizoi se influenca ruse ka kudo, edhe në Ballkan, edhe në Shqipëri e se kjo nuk mund të mohohet.

Fatmir Mediu: Të thuash se PD qenka financuar nga rusët, është naive. Kjo është rezolutë politike.

Ervin Bushati: Ore dhe në Amerikë ka ndikim rus. Pse këtu mos të ketë ndikim të Rusisë?

Fatmir Mediu: E quan ndikim ti që presidenti turk Erdogan thotë që Rama të bëjë kështu e ashtu.

Eduard Zaloshnja: Rama ka thënë se Amerika nuk duhet ta zgjidhë Donald Trump.

Fatmir Mediu: Nuk po flasim për hartim, por për parlament. Unë iu pyeta pse doni ta bëni këtë rezolutë?

Ervin Bushati: Po ka informacion për ndërhyrje ruse, influenca ruse. Nuk mund të jemi imun ndaj virusit rus, ai kur e hedh, e hedh për gjithë Ballkanin.

Fatmir Mediu: Kur flet parlamenti, nuk flet si Taulant Balla. Kjo po degjeneron në interes politik, për një çështje të caktuar që dihet se nuk është e vërtetë.

Ervin Bushati: Si nuk qenka e vërtetë. Të mbarojë gjyqi në Amerikë.

Fatmir Mediu: Cili gjyq? Nuk ka gjyq në Amerikë.

bushati

Bushati mediu ndikimi rus sherr ne studio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.