Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mediu: LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Trump

16:37 / February 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 02 11 at 16.16.53
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PR-së Fatmir Mediu, falënderon strategun amerikan Chris LaCivita për marrjen përsipër të drejtimit të fushatës së opozitës, e kryesuar nga PD. Mediu e cilësoi LaCivitan si një nga arkitektët kryesorë të fitores së Trump dhe një strateg me mbi 30 vite eksperiencë në fushata elektorale të rëndësishme. Sipas tij, ky është një moment kyç për të forcuar marrëdhëniet mes opozitës dhe SHBA-së, si dhe për të rikthyer besimin në procesin zgjedhor në Shqipëri.

Postimi i plotë

Falenderim Chris LaCivita që pranove të drejtosh fushatën e opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike. Kënaqësi të punojmë së bashku, për një Shqipëri të Zotit, familjes dhe qytetarëve shqiptar, në mirënjohje të përherëshme për SHBA.

Chris është një nga strategët e fitores së Presidentit Trump, një personalitet i Republikanëve Amerikan me një eksperiencë mbi 30 vjet në fushata të rëndësishme elektorale, por padyshim fitorja e fundit e Trump është dhe kulmi karrierës të Chris LaCivita, Toni Fabrizio dhe vecanërishte gruas së hekurt Susie Wiles tashmë shefja e stafit të Presidentit Trump.

Opozita ka mundësinë me këtë ekip fantastik të shkojë drejt fitores për të ndryshuar Shqipërinë, por kjo kërkon edhe një bashkim opozitar dhe luftë nga cdo anëtar dhe në cdo skaj. Ky është një moment i rëndësishëm për të rikthyer edhe njëherë fuqishëm marëdhëniet më të mira ndërmjet opozitës dhe SHBA, për një Shqipëri të denjë si vend anëtar i NATOs ku zot janë qytetarët dhe jo krimi e korrupsioni.

Krah nesh kundër manipulimit të zgjedhjeve do të jenë miq tanë në kongresin Amerikan dhe parlamentin Europian. Shqiptarët meritojnë qeveri që e vendosin vet me votë dhe jo qeveri që del nga votat e manipuluara nga krimi, korrupsioni dhe patronazhistët.

Chris LaCivita mediu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.