Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mediu mbyll fushatën, mesazh qytetarëve: Të largojmë të keqen duke rrëzuar socialistët

09:56 / May 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1683877395 dag
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot është dita e fundit e fushatës elektorale. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e mbylli fushatën me një thirrje në një konferencë shtypi përballë gazetarëve. Mediu thotë se partia e tij është e vetmja që do dali kundër socialistëve. Ai shprehet se kandidatët e koalicionit opozitar janë zgjidhja e vetme për qytetarët.

Mesazhi i plotë

Ne Republikanët kemi bindjen se Besimi në Zot, Liria dhe Familja, janë shtyllat e një shoqërie demokratike, të një shoqërie më të denjë, më të mirë dhe më të lumtur. Prandaj merre në dorë fatin tënd dhe lufto për to. Ju, të rinj dhe të reja, shihni thinjat e prindërve tuaj, ato tregojnë sakrificën dhe dashurinë për ju.

Dëgjoni mbi të gjitha zemrën tuaj, sepse vetëm ajo nuk gabon. Mos dëgjoni zhurmën, talljen e këtij pushteti. Shikoni familjen tuaj, e cila për fatin e keq është shpërndarë në çdo cep të botës, ndonjëherë për të mos u rikthyer, duke na humbur atë që është më e shenjtë se cdo gjë tjetër, lumturinë për të qenë së bashku.

Zoti na ka falur çdo gjë në këtë vend të mrekullueshëm, por për fatin e keq ai po braktiset. Mbi 800 mijë shqiptarë, janë larguar nga Shqipëria për shkak të kësaj qeverie, për shkak të varfërisë, për shkak të pasigurisë dhe mungesës së shpresës. Askush tjetër, por vetëm ti mund të ndërtosh të ardhmen tënde, mund të lumturosh familjen tënde, mund të bësh Shqipërinë, ashtu siç e meriton.

Ne sot kemi vetëm një problem të madh dhe kjo është qeveria socialiste, përbuzja që ajo ka për shqiptarët, mungesa e respektit dhe dashurisë për njerzit e thjeshtë, hallet dhe problemet e tyre, por mbi të gjitha mendimi se ata janë Zot të jetës sonë dhe duan gjithë kohës të jenë të tillë.

Pushteti lokal, as më shumë e as më pak, janë zgjatim i interesave të këtij pushteti. Shumë kandidatë të opozitës, janë në një betejë bashkë me ju. Belindi, Luciano, Igli e shumë të tjerë, janë si ju, janë njerëzit tuaj. Vetëm ju, vetëm ti, mund t’a ndryshosh këtë vend. Me forcën që buron nga liria dhe besimi, respekti për të mirën dhe dashuria për njëri-tjetrin.

Nuk mund të pranosh që e keqja të largojë ty nga ky vend i mrekullueshëm, nga Shqipëria, nga familja jote. Vetëm ti mund t`a largosh të keqen duke u bashkuar më gjithë shqiptarët e mirë. Në 14 Maj, Voto Partinë Republikane: Voto nr. 4.

Fatmir Mediu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.