Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mediu për kreun e ri të shtetit: Opozita të negociojë e bashkuar, duhet president mbi palët

12:03 / April 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6217fed171eee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një reagim të bërë këtë të martë, kreu i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, deklaroi se Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët. Gjithashtu, ai bëri thirrje që opozita të qëndrojë e bahskuar si një trup i vetëm gjatë negociatave të përzgjedhjes.

“Presidenti i Republikës ka një rol të rëndësishëm Kushtetues. Kushtetuta e Republikës përcakton rolin dhe përzgjedhjen e Presidentit. Ai përfaqëson unitetin e popullit. Duhet një President mbi palët politike. Ky nen përcakton qartësisht për zgjedhjen me konsensus të Presidentit. Zgjedhja me shumicë të thjeshtë përcaktohet si nevojë për të shmangur krizat politike. Procesi duhet të synojë koncensusin e jo ndarjen politike. Nisur nga sa më sipër, në emër të grupit Aleanca për Ndryshim, propozoj që opozita duhet të sigurojë një proces konsensual.

Duhet të negociojë si një trupe e vetme. Kjo ka qenë edhe praktika qe kemi ndjekur në vitin 2002 e 2007. Në këto negociata të përcaktohen kriteret. Propozimi dhe përzgjedhja nga fusha e politikës dhe akademike do të jetë një nisje e mirë për negociatat. Duhet garantuar një proces serioz dhe të shmangë një proces qesharak që dëmton rolin e Presidentit dhe funksionit Kushtetutë.

Në 2002 ka pasur një trupë të përbashkët, arritëm në një përfaqësi treshe. Përveç zotit Nano dhe Rucçi ka qen dhe zoti Gjinushi. në 2007 bashkë me zotin Ndoka kemi thirrur një trupë të tillë. Duhet të vlerësojmë opozitën në proces. Po flasim për proces dhe përmenda fusha. Opozita ka detyrim përballë qytetarëve shqiptare dhe jo përballë maxhorancës. Përballë këtij detyrimi ne duhet të përfshihemi në proces. Përgjegjësia jonë është që të kemi qëndrim të qartë në raport me procesin. Ka shumë supozime që ju bëni, unë jam i interesuar për procesin. Kjo është thirrje e parë, shpresoj që të kemi reflektime”, tha Mediu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.