Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mediu, thirrje aleatëve: Të ndërgjegjësojmë ndërkombëtarët për një kod të ri zgjedhor

14:17 / July 4, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
aleatet pd mediu duka rroshi shehu 750x375 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Krijimi i Qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira është opsion i duhur politik për Kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

“Patjetër që duhet një qeverisje kujdestare për zgjedhjet e cila të ndalojë burimet e shtetit për interesa zgjedhore. Të shkëpusë marrëdhënien e  shtetit me krimin e blerjeve të votave”, tha Mediu.

Por në intervistën për RTSH-në, Mediu shtron pikëpyetje për mënyrën sesi shkohet tek krijimi i kësaj qeverie, apo tek mjetet me të cilat opozita duhet t‘i imponohet mazhorancës për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Skeptik se mazhoranca do të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, apo do të ndryshojë kodin zgjedhor duke rikthyer koalicionet parazgjedhore, Mediu i kërkon aleatëve, të mos humbasin kohë duke pritur konsensus tek shumica, por ta gjejnë zgjidhjen tek ndihma që mund t‘i vijë nga faktori ndërkombëtar, falë një lobimi intensiv.

“Ne mendojmë se jemi qendra e botës dhe se gjithsecili shikon se çfarë po ndodh në Shqipëri, por jo me situatën që ka sot, flas për situatën e Ukrainës apo Lindjen e Mesme, problemet e sigurisë nuk jemi në fokus. Mendoj që për ta sjellë në fokus, opozita, në mënyrë të organizuar duhet të flasë për çështjet problematike që ka vendi. Duhet një takim konstant me strukturat ekzekutive si edhe me ato politike. Nëse ka pasur një sukses opozita maqedonase para dhe tani është sepse kanë ditur të krijojnë një partneritet me faktorët ndërkombëtarë”, shtoi Mediu.

I sapokthyer nga punimet e asamblesë parlamentar të OSBE-së, kryerepublikani, Fatmir Mediu tha se kërkoi rritje të monitorimit për standartet e zgjedhjeve, sikundër për ecurinë e procesit të shqyrtimit të rekomandimeve te bëra për reformën zgjedhore nga faktori politik shqiptar.

mediu tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kërcënimet ndaj politikanëve/ Karamuço: Berisha do vritej në zyrë! Kundërshton gazetari: Histori e fryrë!

22:26 / May 20, 2025

A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon

21:46 / May 20, 2025

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, të gatshëm për kompromise për qeverinë

21:34 / May 20, 2025

Ardit Bido: Qytetarët na besuan për integrimin në BE

20:41 / May 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.