Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mega-aksion policor kundër fajdeve dhe bixhozit të kundërligjshëm

21:36 / October 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e kosoves
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 100 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (DKKO) dhe dhjetëra pjesëtarë të Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), janë mobilizuar në orët e pasdites në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit të fajdeve dhe bixhozit të paligjshëm në regjionin e Prizrenit dhe Prishtinës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore janë realizuar përfitime të mëdha nga persona të ndryshëm.

Mësohet se ky mobilizim, në këto përmasa, vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën menaxhim të Prokurorisë Themelore në Prizren, e të asistuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se regjioni i Prizrenit është përdorur si fole për aktivitetin e fajdes dhe organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

Në mbështetje të këtij aksioni janë mobilizuar edhe dhjetëra pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (NJSO), Njësia Kundër Krimeve Kibernetike, Njësia Kundër Deminimit, si dhe Njësia K-9.

Ky mega-aksion pritet të vë në pranga rreth 20 persona të dyshuar për veprën penale të fajdeve dhe bixhozit të paligjshëm. Në mesin e të arrestuarve pritet të jetë edhe së paku një zyrtar i Policisë nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit.

Media mëson se me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prizren, do të realizohen bastisje në disa lokacione në Prizren dhe rrethinë, si dhe në disa lokacione në Prishtinë.

Po ashtu, me rastin e kontrolleve në këto lokacione do të sekuestrohen pajisje elektronike, telefona, vetura e sende tjera të luajtshme, të cilat do të shërbejnë si prova të hetimit.

aksioni bixhozit prizreni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.