Një megaoperacion është realizuar nga Guardia Di Finanza duke goditur katër grupe kriminale me bazë në Leçe, e shtrirje në Kalabri, Toskanë, Emilia Romanja, Siçili, Liguria e Lombardi. Hetimet janë bërë nga DNA dhe kanë zgjatur gati dy vjet.
Kështu bën të ditur mediat italiane, sipas të cilëve të arrestuar janë 21 shqiptarë dhe gjashtë italianë, trafikantë droge.
Një rrjet i shtrirë në të gjithë Italinë
Të arrestuarit shkruan, Sky TG24, janë përgjegjës për një rrjet shpërndarës droge ndërkombëtare dhe futja në Itali e armëve dhe municioneve lufte. Katër grupet kriminale u identifikuan falë hetimeve të koordinuara të Drejtorisë Kombëtarë AntiMafia dhe asaj të Leçes. Operacioni u bë mëngjesin e kësaj të marte ku u përfshinë 100 ushtarake të Komandës Provinciale të Leçes, Hetimit të Krimnit të Organizuar të Romës dhe Guardia di Finanza.