Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meghan Markle nxjerr “të palarat”, pallati del me deklaratë për Kate

22:33 / June 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kate markle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat amerikane thonë së fundmi se Meghan Markle ankohet se kunata e saj në pallatin mbretëror britanik Kate Middleton, mjafton të kërcasë një herë gishtat dhe i gjithë pallati vjen duke vrapuar.

Burimet e Daily Mail nga përtej Atlantikut thonin se aktorja amerikane i ka thënë miqve se nuk ka pasur fare mbështetje kur sulmohej nga media, ndërsa Kate kishte mbështetjen e mbretërorëve sa herë që mbi të dilnin lajme negative.

Zhvillimi vjen pasi një nga revistat më të njohura të shoqërisë së lartë ‘Tatler’ në kopertinën e saj e quante Kate Middleton me ironi ‘Katherina e Madhe’ pasi sipas raportimeve ajo ndjehet e lodhur tashmë që Princi Harry e Meghan kanë hequr dorë nga detyrat e tyre mbretërore.

Javën e kaluar pallati mbretëror britanik Kensington Palace lëshoi një deklaratë zyrtare mbi artikullin e Tatler, ku thuhej se “përmban një lumë pasaktësish dhe një shumë interpretime të rreme”.

Ndërsa së fundmi një mikeshë e Meghan tha për mediat: “Meghan thotë se Pallati Kensington nuk i doli asnjëherë në mbrojtje kur ajo sulmohej barbarisht nga media.

Ndërsa tani që Kate po merr pak shtyp negativ, pallati del me deklaratë zyrtare më pak se 24 orë pas artikullit për të përgënjeshtruar”.

Meghan raportohet se u ka thënë miqve se ishte sëmurur nga lajmet negative në shtyp dhe megjithë lutjet e Princit Harry, Pallati nuk kishte bërë asgjë për ta mbrojtur.

Kjo mesa duket ishte dhe arsyeja kryesore për vendimin e çiftit për të hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe vendosja në Los Angeles të SHBA.

Mikesha shtoi: “Kjo është gjithashtu edhe një shuplakë për Harry i cili kërkoi vazhdimisht ndryshime në politikat mbretërore të medias, ose të paktën një diskutim për shqetësimet e tij”.

“Gjithçka atëherë ra në vesh të shurdhër, por sa herë është fjala për Kate, ajo duhet vetëm të kërcasë gishtat dhe të gjithë vrapojnë për t’i dalë në ndihmë.

deklarate kate markle palarat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.